Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Eksperti i kriminalistikës: Hakmarrje personale, i gjetën 30 plumba në trup

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku ndër të tjera foli edhe për vrasjen me breshëri plumbash të Gentjan Bejtjas. Ai tha se nisur nga fakti që Bejtja është qëlluar me mbi 30 plumba në trup, dhe nga fakti se edhe më herët ka pasur tentative për […]

Mars 23, 2024 - 17:05
 0
Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Eksperti i kriminalistikës: Hakmarrje personale, i gjetën 30 plumba në trup

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku ndër të tjera foli edhe për vrasjen me breshëri plumbash të Gentjan Bejtjas.

Ai tha se nisur nga fakti që Bejtja është qëlluar me mbi 30 plumba në trup, dhe nga fakti se edhe më herët ka pasur tentative për ekzekutimin e tij duket se pas fshihet një urrejtje e madhe dhe ekzekutori ka pasur mllef personal.

“Këmbëngulje, mllef i madh dhe kam përshtypjen edhe urrejtje e madhe. Ose donin të realizonin detyrën me çdo kusht ose një nga palët ekzekutore ka pasur diçka personale. Ndoshta 5 plumba do mjaftonin , por ai kishte 30 e ca në trup. Egërsi, por ndoshta ashtu u është kërkuar.

Gjithsesi duhet ta themi se Bejtja ishte emër i njohur criminal, ka pasur përpjekje edhe nga policia për ta rekrutuar. I ati duhet t’i japë indice policisë. Në Shqipëri nuk mund të jesh vrasës me pagesë profesionist e ta shikosh ftohtë këtë punë, nëse vret për llogari të një klani je pjesë e këtij klani. Po ndryshove krah, hap luftë në krahun tjetër.

Kujtojmë se në ngjarjen e ndodhur pasditen e 15 marsit në ekzekutimin e Gentjan Bejtjes mbi të janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”,-tha eksperti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.