Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Ja makina e dytë që përdorën autorët pas atentatit, ishte në pronësi të…

Top Channel ka siguruar foton e makinës së dytë të përdorur nga autorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiut. Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë […]

Mars 20, 2024 - 13:05
 0
Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Ja makina e dytë që përdorën autorët pas atentatit, ishte në pronësi të…

Top Channel ka siguruar foton e makinës së dytë të përdorur nga autorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiut.

Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Mësohet se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itenerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Pas kqyrjers së kamerave të sigurisë është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Sipas gazetares së Top Channel, Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari është kushëriri i Ylli Brahimit, i cili njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Kujtojmë se Brahimi u ka shpëtuar disa atentateve, ku i fundit ishte dy vite më parë në Milot.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.