Vrasja e ish-boksierit në Gjermani, vëllai: Janë identifikuar autorët. Janë 1 serb dhe 2 kurd

Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani është vrarë nga një serb dhe dy kurd. Kështu ka deklaruar vëllai i ish-boksierit, i cili në një reagim

Mars 12, 2024 - 10:45
 0
Vrasja e ish-boksierit në Gjermani, vëllai: Janë identifikuar autorët. Janë 1 serb dhe 2 kurd

Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani është vrarë nga një serb dhe dy kurd. Kështu ka deklaruar vëllai i ish-boksierit, i cili në një reagim për mediat në Kosovë ka deklaruar se autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga INTERPOL.

Berat Nimani tha se autorët e vrasjes janë larguar nga Gjermania menjëherë pas ngjarjes.

Ndërkohë të enjten do të bëhet varrimi i ish-boksierit kosovar, Besar Nimani.

Vëllai i ish boksierit përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se varrimi i Besarit do të bëhet në Bielefeld të Gjermanisë.

Varrimi i Besar Nimanit do të bëhet të enjten me 14.03.2024 ne Bielefeld nga ora 10:00 e mëngjesit në varrezat e myslimanëve”, ka shkruar Berati./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.