Vrasja e ish-policit, Santiago Malko, Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i akuzuar vrasjen e Santiago Malkos. Ilir Selmani kishte ankimuar vendimin e datës 3 maj të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që e kishte dënuar me 28 vite burg, por Apeli e rrëzoi. Gjithashtu është dënuar […]

Nëntor 16, 2023 - 14:20
 0
Vrasja e ish-policit, Santiago Malko, Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i akuzuar vrasjen e Santiago Malkos. Ilir Selmani kishte ankimuar vendimin e datës 3 maj të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që e kishte dënuar me 28 vite burg, por Apeli e rrëzoi.

Gjithashtu është dënuar me 7 vite burg, Elvis Gacaj, i akuzuar po ashtu si i përfshirë në vrasjen e ish-policit. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kishte kerkuar 32 vjet burgim në total për 2 të pandehurit.

Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe shtetasi Blendi Teta. Ndërkohë një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj 4 personave të tjerë.

Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bën përplasjet e grupeve kriminale në Tiranë. Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë. Santiago Malko dikur ka shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit dhe më pas është përjashtuar.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.