Vrasja e italianes shtatëzënë nga shqiptari, menaxheri tregon njohjen me Bujar Fandajn dhe sjelljet e tij

Vrasja e 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan nga shqiptari i Kosovës Bujar Fandaj vijon të sjellë reagime të shumta në shtetin fqinj. Këtë të

Dhjetor 29, 2023 - 16:33
 0
Vrasja e italianes shtatëzënë nga shqiptari, menaxheri tregon njohjen me Bujar Fandajn dhe sjelljet e tij

Vrasja e 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan nga shqiptari i Kosovës Bujar Fandaj vijon të sjellë reagime të shumta në shtetin fqinj.

Këtë të premte, kur po zhvillohet edhe ceremonia e 27-vjeçares në Katedralen e Castelfranco Veneto, ka reaguar menaxheri i skuadrës së futbollit ku luante Bujari.

Në një intervistë telefonike për “Mattino Cinque Neës “, menaxheri u shpreh i shokuar nga ajo që kishte ndodhur, teksa mohoi të kishte dijeni për lidhjen e dy të rinjve dhe tregon gjithë periudhën 10 vjeçare të njohjesh me Fandajn.

Është diçka për të cilën nuk mund të japim një arsye . Një gjë e madhe që nuk mund ta kuptojmë.  Këtu ka ardhur dhjetë vjet më parë, më pas ka qenë i larguar dy, tre vjet se ka shkuar për të punuar në Zvicër.

Shumë herë në fund të ndeshjes ka sjellë rreth dhjetë birra dhe ia ka ofruar skuadrës”, tha ai.

Menaxheri më tej tregoi se kohët e fundit e kishte parë Bujarin më të distancuar dhe më të vetmuar.

Vanessa Ballan në muajin e tretë të shtatzënisë, u vra me tetë plagë me thikë, ku i ishin dëmtuar të dyja anët e mushkrisë, ndërsa fatale ishte goditja në zemër. Gjithashtu nga autopsia u konstatua se viktima ishte rrahur para goditjeve me thikë, pasi kishte mavijosje në kokë dhe fytyrë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.