Vrasja e Liridona Ademajt, ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtësisht me autoritetet e Kosovës
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka rearguar në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt në prishtinë, e cila kishte dhe pasaportë
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka rearguar në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt në prishtinë, e cila kishte dhe pasaportë suedeze.
I pyetur nga mediat në lidhje me këtë krim, ambasadori tha se ky ëhstë një rast shumë i ndjeshëm dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e Kosovës.
“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.
I pyetur nëse Suedia do të kërkojë ekstradimin e bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli, i cili akuzohet si porositës i vrasjes, ambasadori tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.
“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, tha ai.
What's Your Reaction?