Vrasja e Liridona Ademajt, mbahet sot gjyqi! Familja kërkon zhvarrosjen e të resë: Të prehet në vendlindje e saj, jo të burrit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbahet sot  seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dhe bashkëpunëtorëve Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së. I pranishëm ka qenë edhe vëllai i Ademajt. Ky i fundit ka tentuar që të dorëzojë kërkesën për zhvarrimin e trupit të motrës së tij. […]

Dhjetor 3, 2023 - 10:17
 0
Vrasja e Liridona Ademajt, mbahet sot gjyqi! Familja kërkon zhvarrosjen e të resë: Të prehet në vendlindje e saj, jo të burrit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbahet sot  seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dhe bashkëpunëtorëve Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

I pranishëm ka qenë edhe vëllai i Ademajt. Ky i fundit ka tentuar që të dorëzojë kërkesën për zhvarrimin e trupit të motrës së tij. Kjo pasi viktimaështë varrosur në vendlindjen e burrit, e ndërsa pas zbulimit se Naim Murseli organizoi vrasjen e saj, familja kërkon që e reja të varroset në vendlindjen e saj.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka pasur reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile. Ndërkohë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore.

30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademajt. Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.