Vrasja e Liridona Ademit, psikologia Lekli: Naimi kishte sjellje tipike të një personi që fshihte diçka, mund të ketë shenja psikopatie

Vrasja triller në Kosovë e Liridona Ademajt, për të cilën bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për ta eleminuar fizikisht, ishte tema që u

Dhjetor 4, 2023 - 19:48
 0
Vrasja e Liridona Ademit, psikologia Lekli: Naimi kishte sjellje tipike të një personi që fshihte diçka, mund të ketë shenja psikopatie

Vrasja triller në Kosovë e Liridona Ademajt, për të cilën bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për ta eleminuar fizikisht, ishte tema që u diskuta në pjesën e parë të emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderators Brikena Prifti, në Vizion Plus.

 

E ftuar në studio, psikologia Marsela Lekli, theksoi Naim Murseli ka patur kohë që e ka menduar vrasjen e bashkëshortes së tj Liridona Ademi, edhe pse në fund rezultoi se i gjithë skenari ishte shumë amator.

 

Sipas saj duhet parë me kujdes pasi Naim Murseli mund të ketë shenja psikopatie, pasi një baba dhe një njeri normal nuk mund të paguante kurrsesi para për vrasjen e nënës së famijëve të tij.

 

Marsela Lekli: Ai kishte sjellje tipike të një personi që fshihet diçka. Nëse ai ka patur një plan, nuk dihet se sa kohë e ka planifikuar. Nëse kanë shkuar dy herë kërkesë divorcit, duhet të ketë patur diçka që nuk ka shkuar. Se mund të jenë sigurimet, se mund të jetë pasuria, se mund të jetë tradhtia, kjo nuk dihet.

 

Mendoj se ai person mund të ketë edhe shenja psikotike, pasi një baba, një njeri nuk mund të bënte një gjë të tillë.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.