Vrasja e Liridonës, avokati: Ja çfarë u tha Naimi fëmijëve në makinë! Shkaku i krimit mund të mos zbulohet kurrë

Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë në 29 nëntor ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqërinë shqiptare, sidomos pas zbardhjes së ngjarjes ku deri më tani, dyshohet se bashkëshorti i saj Naim Murseli ka organizuar vrasjen të cilën më pas e raportoi si grabitje. Të ftuarit në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo në […]

Dhjetor 11, 2023 - 22:02
 0
Vrasja e Liridonës, avokati: Ja çfarë u tha Naimi fëmijëve në makinë! Shkaku i krimit mund të mos zbulohet kurrë

Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë në 29 nëntor ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqërinë shqiptare, sidomos pas zbardhjes së ngjarjes ku deri më tani, dyshohet se bashkëshorti i saj Naim Murseli ka organizuar vrasjen të cilën më pas e raportoi si grabitje.

Të ftuarit në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv, diskutuan mbi shkaqet që mund të kenë sjellë krimin makabër.

Avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një lidhje skype nga Kosova tha se motivi i një vrasje të tillë ka qenë i mundur të mësohet në ditët e para të arrestimit të Naim Murselit. Ndërsa sa i takon detajeve nga grabitja, Gashi tha se me 2 fëmijët e tij që ishin në makinë, Naim Murseli ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe të miturit kanë menduar se mamaja e tyre kishte mbetur e bllokuar në mjet dhe kishin dalë pa e ditur çfarë po ndodhte.

“Me fëmijët ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe kanë dalë nga makina. Ata kanë dalë nga makina pa e ditur se cfarë po ndodhte. Ata kanë menduar se mamaja e tyre ka mbetur në makinë. Naimi që e drejtonte makinën, ka dalë nga mjeti dhe e ka lënë Liridonën aty.  Është parë se është vrasje e porositur dhe prokuroria ka pasur indicie që tregonin se Naimi ishte i përfshirë”- tha Gashi.

Sa i takon rrezikut për vetëgjyqësi mes familjeve, avokati u shpreh se nuk beson se mund të ketë një rrezik të tillë pasi familja e Liridonës ka deklaruar se e ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.