Vrasja e Liridonës, Gjykata e Prishtinës cakton paraburgim për të arrestuarin e katërt

Gjykata Themelore Prishtinë ka lënë në paraburgim të arrestuarin e katër për vrasjen e 33-vjeçares, Liridona Ademaj. Ai akuzohet se ka shitur armën

Dhjetor 11, 2023 - 13:20
 0
Vrasja e Liridonës, Gjykata e Prishtinës cakton paraburgim për të arrestuarin e katërt

Gjykata Themelore Prishtinë ka lënë në paraburgim të arrestuarin e katër për vrasjen e 33-vjeçares, Liridona Ademaj. Ai akuzohet se ka shitur armën e krimit, me të cilën u vra Liridona.

Sipas këtyre dyshimeve, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, autori i vrasjes Granit Plava dhe Naim Murseli, porositës i vrasjes, ndodhen po ashtu në paraburgim.

Vrasja e Liridonës tronditi opinionin publik, ndërsa ngjarja ndodhi në sytë e dy fëmijëve të mitur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.