Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, pse u zgjodh data 26

Martin Bardhi, humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në qendër të Rrëshenit këtë të martë, ai u vra para lokalit në pronësi të tij. Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe hakmarrje, kjo për shkak të konflikteve mes fisit Bardhi dhe Reçi. Bardhi sapo ishte liruar nga qelia […]

Shtator 26, 2023 - 15:10
 0
Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, pse u zgjodh data 26

Martin Bardhi, humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në qendër të Rrëshenit këtë të martë, ai u vra para lokalit në pronësi të tij.

Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe hakmarrje, kjo për shkak të konflikteve mes fisit Bardhi dhe Reçi.

Bardhi sapo ishte liruar nga qelia e burgut. Ai ishte lënë me masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi në muajin Mars u arrestua si një nga autorët e përfshirë në atentatin ndaj Saimir Reçit në Rrëshen.

E kjo ngjarje e 6 muajve më parë ka një të përbashkët me vrasjen e sotme: Datën e krimit, më 26 Mars u qëllua ndaj Saimir Reçit, ndërsa më 26 Shtator u vra Martin Bardhi.

Në lidhje me ngjarjen e disa muajve më parë janë në kërkim djali i Martin Bardhit, Erindi dhe një kushëri i tyre, 28 vjeç për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se atëherë u qëllua ndaj makinës së blinduar të Reçit, ky i fundit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë, por nuk u plagos.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili në vitin 2020 u ekzekutua me snajper në qendër të Rrëshenit.

Gjithçka ndodhi pasi Erind Bardhi fillimisht është konfliktuar me Saimir Reçin në qendër të qytetit të Rrëshenit për një vend parkimi dhe pas këtij momenti shkoi në banesë për të marrë armën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.