Vrasja e Martin Bardhit, shkarkohen drejtuesit e policisë të Qarkut Lezhë

Vrasja e 60-vjeçarit, Martin Bardhi në Mirditë, i ka kushtuar detyrën drejtuesve të policisë të Qarkut Lezhë. Shefi i krimeve, ai i rendit

Shtator 29, 2023 - 11:40
 0
Vrasja e Martin Bardhit, shkarkohen drejtuesit e policisë të Qarkut Lezhë

Vrasja e 60-vjeçarit, Martin Bardhi në Mirditë, i ka kushtuar detyrën drejtuesve të policisë të Qarkut Lezhë. Shefi i krimeve, ai i rendit si dhe drejtuesi i komisariatit ne Rreshën janë shkarkuar nga detyra, tri ditë pas atentatit, pasi vrasja vijon të mbetet ende pa autor.

 

Klodian Kondi do të jetë shefi i ri i komisariatit të mirditës, Gentian Berberi zv/drejtor i hetimit dhe Altin Mena Zv drejtor rendi.  Nga atentati i së martës, mbetën të plagosur edhe tre të tjerë, që ishin në një tavolinë me viktimën.  Hakmarrja mbetet pista kryesore për zbardhjen e vrasjes, pasi në mars të këtij viti Bardhi së bashku me të birin, qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.