Vrasja e Osman Berberit, zbulohet roli i shokut të tij, Besnik Ndou dhe lidhja e “Pushit” me Vandin dhe Skënder Ullirin

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur nw shkurt tw vitit 2009, kur u gjet i masakruar Osman Berberi, në atë kohë vetëm 27 vjeç. Babait të një vajze katër vjeçare, që thuhet se u rrëmbye mesditën e datës 19 shkurt 2009. Nga persona […]

Maj 29, 2024 - 21:35
 0
Vrasja e Osman Berberit, zbulohet roli i shokut të tij, Besnik Ndou dhe lidhja e “Pushit” me Vandin dhe Skënder Ullirin

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur nw shkurt tw vitit 2009, kur u gjet i masakruar Osman Berberi, në atë kohë vetëm 27 vjeç.

Babait të një vajze katër vjeçare, që thuhet se u rrëmbye mesditën e datës 19 shkurt 2009. Nga persona të veshur si policë, brenda një lokali, fare pranë banesës së tij në Kodër Kamëz. Vetëm pak orë, pasi një telefonatë urgjente, e kishte nxjerrë herët në mëngjes nga banesa.

Për herë të parë emisioni ‘Në shënjestër’, pas kaq shumë vitesh, do të përpiqet të hedhë edhe njëherë dritë mbi rrëmbimin, torturimin dhe mënyrën se si gjet i masakruar, 27 vjeçari, Osman Berberi, më datë 28 shkurt 2009, rreth orës 11.00 të mesditës, në këmbët e ‘Urës me Harqe’ në Milot, apo ndryshe e njohur si Ura e Zogut.

I vetmi që ka pasur lidhje me viktimën, si në Greqi, ku kishin ndejtur së bashku herën e fundit, ashtu edhe në Shqipëri.

Personi me të cilin Osmani shoqërohej edhe gjatë kohës së tij të fundit të kthimit në Shqipëri.

Osmani, herën e fundit iku në Greqi, së bashku me Besnik Ndoun.

Ky i fundit u kthye në Shqipëri, një javë para se djali im të vinte nga Greqia.

Kur Besniku u kthye nga Greqia, ai më tha se kishte fjetur një natë në shtëpinë e Ramazan Tabakut, burrit të motrës sime.

Ku edhe festën e Vitit të Ri, e kishin kaluar në këtë shtëpi.

Kur u kthye nga Greqia, Osmani nuk komunikonte me askënd, vetëm me Besnik Ndoun.

Një natë Besniku dërgoi në shtëpinë tonë një djalë për të kërkuar Osmanin.

Unë i thashë se për çfarë e kërkonte Osmanin. Ai më tha se e do Besniku, por nuk e di arsyen.

Një ditë para se Osmani të zhdukej, Besniku i kishte kërkuar atij një palë atlete, të cilat ai ia kishte falur.

Po kështu një natë apo dy para se Osmani të zhdukej, një makine e zezë me disa persona brenda saj erdhën dhe e thirrën, por unë nuk e lashë që ai të dilte nga shtëpia.

Edhe disa ditë para se Osmani të humbiste, Besnik Ndou ka ardhur dhe e ka thirrur në shtëpi.

Por vajza e Osmanit kishte dalë dhe i kishte thënë që babi nuk është në shtëpi.

Di që atë natë Besnik Ndou ishte i pirë.

Dyshime mbi rolin e Besnikut, si bashkëpunëtor në vrasjen e djalit të saj, ka hedhur edhe nëna e tij.

Diamanta Hima

Unë kam burrin e motrës sime që jeton në Greqi.

***

Dy ditë para se Osmani të kthehej në Shqipëri, Ramazan Tabaku, ka gjetur në shtëpinë e tij një çantë. Aty ai ka parë disa pako, që i kishte njohur si drogë. Në këtë moment Ramazani, ka marrë në telefon Osmanin, dhe i ka thënë që të vinte të merrte çantën dhe t’ua jepte atyre që e kanë. Osmani kishte shkuar në shtëpinë e Ramazanit, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilëve nuk ua di emrat. Në këtë moment Ramazani kishte mbyllur derën e shtëpisë së tij, duke e përzënë Osmanin nga banesa.

Osmani në darkë më mori në telefon dhe më tha se Ramazani e kishte përzënë nga shtëpia.

Pasi mbylla telefonin me Osmanin, unë mora Ramazanin në telefon dhe i thashë që ta mbante në shtëpi, por ai mu përgjigj se ti nuk i di të gjitha.

Por i pyetur në lidhje mbi këto thënie të nënës së Osmanit, Ramazan Tabaku, dha të tjera motive mbi arsyet e prishjes me djalin e saj, gjatë kohës që ky i fundit qëndronte në banesën e tij në Athinë.

Herën e fundit që Osmani erdhi në Greqi ishte muaji shtator apo tetor i vitit 2008 dhe qëndroi aty deri në mesin e muajit shkurt të vitit 2009.

Gjatë gjithë kësaj kohe Osmani qëndroi në shtëpinë time.

Ai punonte me ditë, ndërsa dy muajt e fundit para se të vinte në Shqipëri punoi shumë pak dhe nuk kishte as të holla.

Unë pothuajse e kam ushqyer, ku dhe qiranë e shtëpisë nuk e paguante pasi nuk kishte para.

Ai pagoi qiranë e shtëpisë vetëm në muajin dhjetor të vitit 2008, pasi dhe unë gjatë këtij muaji isha pa punë.

I pyetur se cilat ishin motivet për të cilat e largoi Osmanin nga banesa e tij në Greqi, Ramazan Tabaku tha se shkak u bënë telashet që ky i fundit po i krijonte me miqtë e tij, gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi.

Arsyeja që unë i thashë Osmanit, që të largohej nga shtëpia ime, ka të bëjë me faktin që ai nuk po punonte më.

Arsyeja tjetër ishte se Osmani filloi duke u bërë pak grindavec. Ku një natë në shtëpi, ku kisha për darkë një shokun tim, filloi ta provokonte në pije e sipër dhe kërkonte të ngatërrohej me të.

Unë i thashë të nesërmen Osmanit që po të lej pesë ditë afat dhe të më largohesh nga shtëpia. Gjej punë dhe shtëpi ku të duash. Osmani nuk e priti mirë këtë që unë i thashë.

Gjatë rrëfimit në polici, Ramazan Tabaku, i cili mbante në shtëpinë e tij në Athinë, Osmanin, foli edhe për lidhjen që ky i fundit kishte krijuar me një grua të quajtur Vandi.

Osmani kishte filluar të pinte dhe nuk punonte më.

Ai ishte lidhur dhe me një grua e cila kishte dy fëmijë me të cilën e kishte prezantuar Skënder Ulliri, i cili këtë grua e kishte kushërirën e tij.

Këtë grua e thërrisnin Vandi, dhe burri i saj quhej Ibrahim.

Vitin që shkoi, Vandi dhe Ibrahimi erdhën në shtëpinë time.

Kur ata erdhën për vizitë, Osmani ishte në shtëpi. Dhe unë u shtrova një darkë të vogël.

Osmani më tha se kjo gruaja është kushërira e Skënder Ullirit dhe ky është burri i saj.

Pas kësaj darke Vandi nuk erdhi më në shtëpinë time, ndërsa burri i saj Ibrahimi erdhi dhe dy-tre herë të tjera. Ku kemi pirë nga një kafe, së bashku me Osmanin.

Sipas Ramazanit, ishte vetë Osmani që i kishte treguar për lidhjen që kishte me Vandin.

Por gjatë intervistimit, Ramazani, lë të kuptohet se kjo mund të ketë qenë edhe një vetëmburrje e Osmanit.

Dhe ndoshta mund të mos ketë patur asgjë të vërtetë në këtë histori.

Lidhjen me Vandin, ma tregoi vetë Osmani.

Ai më tha se Vandi i ishte vardisur vetë atij.

Një natë, në muajin janar, në shtëpinë time erdhi Besnik Ndou.

Osmani nuk ishte aty. Gjatë bisedës Besniku më tha se Osmani i kishte treguar se kishte një të dashur që quhej Vandi.

Lidhur mbi misterin e pasaportës që Osmani, kishte lënë në Greqi, dhe arsyet përse e kishte bërë një gjë të tillë, Ramazani shpjegon se ai e kishte lënë në shtëpinë e Vandit dhe Ibrahimit.

Dhe se u kishte thënë këtyre të fundit se do të kthehej ta merrte pas dy muajsh.

Në muajin shkurt 2009 në kohën që Osmani do të vinte për në Shqipëri, atë e ka përcjellë me makinën e tij Ibrahimi dhe një djalë që e thërrisnin Visi, ku dhe paratë e biletës së udhëtimit ia kanë grumbulluar këta që e përcollën.

Unë e di që Osmani pasaportën e ka lënë në shtëpinë e Ibrahimit dhe të Vandës. Dhe u ka thënë që do kthehet ta marrë pas një apo dy muajsh.

Siç tregon më tej Ramazani, pas vdekjes së Osmanit, në shtëpinë e tij shkoi Ibrahimi.

I cili ishte interesuar të dorëzonte pasaportën te nëna e Osmanit.

Pas vdekjes së Osmanit, Ibrahimi kërkoi të vinte në shtëpinë time, për problemin e pasaportës.

Me qëllim që të ma jepte mua për ta dërguar në Tiranë tek familja e tij.

Por unë nuk e takova.

Ndërkohë që më herët ai kishte ardhur në shtëpinë time, ku më kishte kërkuar numrin e nënës së Osmanit për ta ngushëlluar.

Por unë i thashë se nuk ta jap numrin e telefonit të nënës së Osmanit, dhe të shkonte ta merrte te Skënder Ulliri, pasi ti e njeh atë.

I pyetur se përse nuk ia kishte dhënë Ibrahimit, numrin e nënës së Osmanit, Ramazan Tabaku, tregon se tashmë midis tij dhe kësaj të fundit kishte një debat që kish lindur pas vrasjes së djalit të saj.

Unë nuk ia dhashë Ibrahimit, numrin e telefonit të nënës së Osmanit, pasi nuk doja të merresha me këto problem.

Kjo pasi nëna e Osmanit do më pyeste se ku e ka njohur djali i saj këtë familje.

Unë i thashë Ibrahimit që të shkonte dhe t’ia merrte Skënder Ullirit numrin e telefonit të saj pasi ishte ky i fundit që e kishte prezantuar në këtë familje.

Por ajo që përbën habi në dëshminë e dhënë nga Ramazan Tabaku, është fakti që ai në një asnjë moment nuk i përmend çantat me drogë.

Si një nga shkaqet për të cilën ai largoi Osmanin nga banesa e tij në Greqi.

Gjë e cila bie në kundërshtim edhe me bisedën telefonike që ai kishte bërë me nënën e këtij të fundit, në momentin kur ajo e kishte pyetur se përse Ramazani ia kishte nxjerrë djalin nga banesa.

Nuk është e vërtetë që Osman Berberi të ketë sjellë në shtëpinë time çantë me drogë. Unë po ta dija një gjë të tillë do e kisha larguar menjëherë nga shtëpia dhe jo t’i më ti jepja afat prej një jave që ai të largohej.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien që Osmani kishte me Besnik Ndoun dhe vëllezërit e tij, ai u shpreh se nuk kishte dijeni për raportet midis tyre.

Unë nuk e di se çfarë raportesh ka pasur Osmani me vëllezërit Ndou.

Unë kam njohur Lin Ndoun me të cilin kam shkuar një herë në Greqi, si edhe Besnikun i cili më ka ardhur një natë në shtëpi në kohën që Osmani ishte në banesën time. Unë nuk i njoh marrëdhëniet mes tyre.

Ata nuk vinin në shtëpinë time. Vetëm një herë ka ardhur Lini dhe një herë Besniku, ku Lini punonte rreth 4-5 orë larg, ndërsa Besniku nuk e di se ku punonte.

Por a është treguar i sinqertë Ramazan Tabaku në thëniet e tij, apo edhe ai ka qenë i frikësuar në dëshmitë e dhëna.

Ku ky i fundit mohoi në dëshminë e tij, edhe një sherr që thuhet se Osmani kishte pasur në banesën e tij në Greqi, mbrëmjen e Vitit të Ri, me Besnik Ndoun.

Unë për Vitin e Ri kam qenë në Shqipëri dhe e kam kaluar pranë familjes time. Kur kam shkuar në Greqi, kam mësuar se Osmani, Vitin e Ri, e ka kaluar në shtëpinë e Ibrahimit. Këtë gjë ma ka thënë vetë Osmani. Ndërsa për sherrin që thoni që është bërë në shtëpinë time në Greqi, unë nuk kam fare dijeni. Pasi ndryshe këtë gjë do ma thonin dhe komshinjtë e mi atje.

Siç del më tej, edhe pse Osmani e kishte teze bashkëshorten e Ramazan Tabakut, ky i fundit nuk e ngushëlloi motrën e gruas së tij për humbjen tragjike të të birit.

Unë vdekjen e Osman Berberit e kam marrë vesh nga familja ime dhe këtë e mësova pasi u gjet trupi. Po kështu më thanë edhe komshinjtë e mi në Greqi që e kishin parë në televizor, pasi Osmanin e njihnin edhe ata.

Unë nuk e ngushëllova nënën e tij në telefon pasi ajo filloi duke më thënë që ty do të të kapë policia, pasi ti di shumë gjëra dhe unë në nerva e sipër i mbylla telefonin.

Por duke iu kthyer edhe njëherë ditës së tij të fundit në të gjallë, është interesante për të parë episodin e fundit para rrëmbimit.

Ludovik Ndreca është dhëndër në pallatin tonë, tek Prena Prebibaj. Ai banon në Mamurras dhe është me origjinë nga Fani i Mirditës.

Ludoviku nuk vinte në Kodër-Kamëz, por një natë para se të më humbiste djali, ai ka ardhur tek pallati ynë së bashku me Agustin Nilin dhe Siri Hasanin të cilët ishin me një makinë të zezë si Fuoristradë dhe u futën tek lokali i Lek Vatnikës.

Ata nuk e kërkuan Osmanin atë natë, por një ditë më pas mua më humbi djali.

Unë kam dyshim në vrasjen e djalit tim tek Besnik Ndou, i cili rrinte çdo ditë me Osmanin.

Si edhe tek Besard dhe Shkëlzen Byberi.

Atë ditë që më humbi djali unë dola tek shkallët e pallatit dhe Roland Daullxhiu më tha: ‘Nuk të erdhi Pushi mbrëmë në shtëpi?

Përse?,- e pyeta unë.

Ai më tha se mbrëmë Pushi ka bërë llafe me Besnik Ndoun.

Unë i thashë se e di këtë gjë pasi Osmani kishte bërë fjalë me Besardin dhe Besnikun. Pasi këta po tentonin që ta nxirrnin me forcë djalin jashtë, por ishte natë dhe nuk i kishte lejuar Roland Daullxhiu.

Me interes sipas nënës së Osmanit, është edhe roli i Skënder Ullirit. i cili sipas saj edhe ai di diçka, që gjithmonë është përpjekur ta fshehë.

Diamana Hima

Skënder Ulliri banon në një kat me mua këtu në Kodër-Kamëz, ku pasi ka shkuar në Greqi ka vajtur menjëherë në shtëpinë ku jetonte djali im Osmani, pra në atë të Ramazan Tabakut.

Kjo ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti.

Djali im ka pasur një shok i cili kishte një grua me dy fëmijë.

Nuk ja di emrin shokut të Osmanit, por di që gruaja e tij është nga fshati i Skënderit dhe me këtë shok atë e kishte njohur Skënder Ulliri.

Skënder Ulliri ka çuar në shtëpinë e burrit të motrës time, Ramazan Tabakut, dy djem shok të tij, të cilët kanë qëndruar aty rreth dy-tre ditë dhe pastaj Ramazani i ka nxjerrë nga shtëpia.

Këtë gjë ma ka thënë në telefon Ramazani nga Greqia.

Në kohën që Skënder Ulliri ka çuar në shtëpinë e Ramazanit dy shok të tij, Osmani në atë kohë ka qenë në Greqi…

Unë e pyeta Osmanin se kush ishin këto dy shokë që kishte sjellë në shtëpinë e Ramazanit, Skënder Ulliri dhe Osmani më tha se ato ishin dy shokë të Skënderit dhe ishin nga Saranda…

Djalin tim Osmanin me shtetasin Prenush Mekshdeden e ka njohur vëllai i Besnik Ndout i cili quhet Lin Ndou në Greqi…

Në lidhje me personin me emrin Kujtim, nëna e Osmanit, tha se djali i saj nuk kishte njohje me të.

Dhe se ky person nuk kishte qenë i pranishëm as në mortin e djalit të saj.

Ndërsa ajo shpjegoi edhe lidhjen që Kujtimi me banim në Laç, kishte me familjen e bashkëshortes së djalit të saj tashmë të ndjerë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.