Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve: Shtyhet në Apel seanca për Arbër Paplekajn

Eshtë shtyrë në gjykatën e Apelit të përgjithshëm seanca për Arbër Paplekajn. I akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin2021, do të dalë sërish para gjyqit më 14 shkurt në orën 12:30. Paplekaj është dënuar me 22 vite burg nga gjykata e shkalles se pare ne Elbasan per veprën […]

Janar 30, 2024 - 15:41
 0
Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve: Shtyhet në Apel seanca për Arbër Paplekajn

Eshtë shtyrë në gjykatën e Apelit të përgjithshëm seanca për Arbër Paplekajn. I akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin2021, do të dalë sërish para gjyqit më 14 shkurt në orën 12:30.

Paplekaj është dënuar me 22 vite burg nga gjykata e shkalles se pare ne Elbasan per veprën penale vrasje ne rrethana cilësuese. Paplekaj nuk ishte i pranishëm ne seancën e se martës, ndërsa mbrohej nga avokati Marash Martini.

Për shkak se avokatja e familjareve te Xhuvanit nuk ishte njoftuar nëpërmjet adresës zyrtare, por përmes telefonit, nuk ishte paraqitur në seance.

Për këtë prokurori i Apelit Genti Xholi kërkoi shtyrje te seancës dhe në të njëjtën kohë njoftimin edhe njëherë te një prej personave qe mbeti i plagosur gjate konfliktit qe ndodhi pak dite para  zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në prill të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit.

Pjese e këtij procesi janë edhe dy ish-nëndrejtoret e policisë se Elbasanit, Albert Nushi e Nikollaq Palla që u dënuan nga shkalla e për shpërdorim detyre me 16 muaj shërbim prove. Edhe 6 efektivet e forcave shqiponja kane marre te njëjtin dënim për akuzën e shpërdorimit te detyrës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.