Vrasja e policit në Fier, Prençi: Nuk ka qenë momentale, nuk mundet që dy të rinj të ziheshin në prani të një nëne

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi ndërsa ka komentuar vrasjen e policit në Fier, në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus

Maj 15, 2024 - 22:55
 0
Vrasja e policit në Fier, Prençi: Nuk ka qenë momentale, nuk mundet që dy të rinj të ziheshin në prani të një nëne

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi ndërsa ka komentuar vrasjen e policit në Fier, në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, deklaroi se nuk mund të ketë qenë rastësore.

Sipas tij nuk ka mundësi që dy të rinj që vijnë njeëri nga Malësia e Gjakovës dhe tjetri nga ajo e Hasit të zihen dhe të vriten në sy të një nëne.

Prençi theksoi se nuk mund të jetë rastësi që 23-vjeçari Azgan Mërnica të lëvizte me pistoletë me vete.

Ngjarja e Fierit nuk është e rastit. Nuik mundet që njëri nga Malësia e Gjakovës tjetri nga ajo e Hasit të zihen në prani të një nëne. Kla një indicie të mëpërparshme. Këta duhet të jenë fërkaur edhe më përpara. Personi nuk lëviz kot me pistoletë në brez nëse nuk ka një problem”, tha Prençi.

Ndërkohë autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, është vetëdorëzuar mbrëmjen e së mërkurës në policinë e Fierit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.