Vrasja e Ramazan Sinos, Gjykata liron Valter Bamin, cakton “arrest shtëpie”
Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi Valter Bamin, duke ndryshuar masën e sigurisë dhe vendosur “arrest shtëpie”. Shuarja e masës së sigurisë ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6-mujor i hetimeve nën masën arrest me burg. Duke qenë se ai akuzohet vetëm armëmbajtje pa leje dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në […]
Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi Valter Bamin, duke ndryshuar masën e sigurisë dhe vendosur “arrest shtëpie”.
Shuarja e masës së sigurisë ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6-mujor i hetimeve nën masën arrest me burg.
Duke qenë se ai akuzohet vetëm armëmbajtje pa leje dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas, gjykata e liroi atë nën masën “arrest shtëpie”.
Valter Bami u ndalua në muajin Korrik 2023 për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 3 Korrik 2023 në fshatin Larushk të Krujës, ku në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë u vra kunati i tij Ramazan Sino.
Ai u ndalua pasi në dorën e majtë ju gjetën faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri, që do të thotë mbetje të barutit.
/a.r
What's Your Reaction?