Vrasja e recepsionistit, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi: Pronari na kërcënoi me armë për të fshehur provat!

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi do të qëndrojnë në burg. Daniel Qose 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, u njohën sot me masën e arrest me burg në Gjykatën e Vlorës. Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin […]

Qeshor 9, 2024 - 15:55
 0
Vrasja e recepsionistit, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi: Pronari na kërcënoi me armë për të fshehur provat!

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi do të qëndrojnë në burg. Daniel Qose 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, u njohën sot me masën e arrest me burg në Gjykatën e Vlorës.

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës. Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.