Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg dy punonjësit e hotelit që ndihmuan autorin

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy punonjësit e hotelit në Dhërmi që ndihmuan autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi 31 vjeç. Togat e zeza lanë në qeli Daniel Qose dhe David Larti, të dy nga Korça, punonjës në hotelin “Greccia” në Dhërmi. Ata akuzohen se ndihmuan vrasësin […]

Qeshor 9, 2024 - 13:25
 0
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg dy punonjësit e hotelit që ndihmuan autorin

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy punonjësit e hotelit në Dhërmi që ndihmuan autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi 31 vjeç.

Togat e zeza lanë në qeli Daniel Qose dhe David Larti, të dy nga Korça, punonjës në hotelin “Greccia” në Dhërmi.

Ata akuzohen se ndihmuan vrasësin për të larguar trupin dhe hequr sendet personale të tij.

Recepsionisti Eraldo Nevruzi u vra nga bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu 43 vjeç, i cili është i arrestuar në Korfuz të Greqisë. Krimi i rëndë ndodhi 2 ditë më parë. Autori u largua dhe kishte prerë bileta fluturimi për në Britani të Madhe.

Por ai u kap në Greqi falë bashkëpunimit të shpejtë të Intepol Tiranës me Interpol Athinën. Ai pritet që të ekstradohet në vendin tonë.

Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.