Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin. Ai akuzohet për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko. Selmani apeloi

Nëntor 16, 2023 - 14:03
 0
Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin. Ai akuzohet për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko. Selmani apeloi vendimin e Gjykatës së Posaçme, por Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij.

 

Ndërkohë për Elvis Gacaj, të akuzuar për po të njëjtën ngjarje kriminale, u vendos prishja e vendimit dhe dërgimin e akteve lidhur me këtë pjesë të çështjes penale per shqyrtim pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë.

 

Vrasja e ish-policit ndodhi më 27 gusht, kuMalko u ekzekutua me armë zjarri në rrugën “Xhanfize Keko”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.