Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ 31-vjeçari njihet sot me masën e sigurisë

I dyshuari për vrasjen e Shkëlzen Kastratit do njihet sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Fierit. Ai ka mbërritur në ambientet

Nëntor 5, 2023 - 11:50
 0
Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ 31-vjeçari njihet sot me masën e sigurisë

I dyshuari për vrasjen e Shkëlzen Kastratit do njihet sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Fierit. Ai ka mbërritur në ambientet e Gjykatës në masa të forta sigurie.

 

Elmir Tufa, 31-vjeç u shpall në kërikm për ekzekutimin me breshëri të Shkëlzen Kastratit, paraditen e 1 shkurtit ne Sheq të Fierit. Viktima në momentin e atentatit po lëvizte me makinën e tij tip Benz, teksa u qëllua me breshëri plumbash nga një tjetër automjet në lëvizje.

 

Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë hakmarrja pasi Shkëlzen Kastrati ishte një person me precedent penal.

 

Ndërkohë më herët është arrestuar edhe Albert Zaja i akuzuar për vrasjen, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim Elson Xhecuka dhe Silvio Cara.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.