Vrasja e shqiptarit në Malin e Zi, arrestohet një person

Një shqiptar pjesëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat në Tivar. Sipas “Vijesti”,

Shkurt 27, 2024 - 12:10
 0
Vrasja e shqiptarit në Malin e Zi, arrestohet një person

Një shqiptar pjesëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat në Tivar.

Sipas “Vijesti”, ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa. Lidhur me vrasjen policia ka arrestuar një person dhe po hetohet nëse ai ka lidhje me vrasjen.

Dyshohet se identiteti i autorit është i njohur edhe për inspektorët. Sipas informacioneve të “Vijesti”, bëhet fjalë për Baranin, i cili i përket degës lokale të grupit të organizuar kriminal të klanit Škaljari.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.