Vrasja në Dhërmi/ Dëshmia e recepsionistes: Eraldo ishte tip i lëvizur, ja si ishte marrëdhënia e tij me Gerladin

Paola Spahiu, recepsioniste në hotel ka folur mbi ngjarjen e ndodhur në Dhërmi. Ajo tregon detaje se kur kishte nisur pune 31-vjecari dhe mbi kontaktet që autori dhe 31-vjeçari kishin me njeri tjetrin. Prononcimi i recepsionistes:  Kur ka filluar punë? Paola Spahiu: Nuk ka shumë kohë, ka disa ditëm, diku te 5 ditë. Si e njeh […]

Qeshor 6, 2024 - 21:35
 0
Vrasja në Dhërmi/ Dëshmia e recepsionistes: Eraldo ishte tip i lëvizur, ja si ishte marrëdhënia e tij me Gerladin

Paola Spahiu, recepsioniste në hotel ka folur mbi ngjarjen e ndodhur në Dhërmi. Ajo tregon detaje se kur kishte nisur pune 31-vjecari dhe mbi kontaktet që autori dhe 31-vjeçari kishin me njeri tjetrin.

Prononcimi i recepsionistes: 

Kur ka filluar punë?

Paola Spahiu: Nuk ka shumë kohë, ka disa ditëm, diku te 5 ditë.

Si e njeh ti?

Paola Spahiu: Ishte një tip i lëvizur, nuk është se më është dukur si djalë i rregullt.

Po Geraldin, dhëndrin e pronares?

Paola Spahiu: Nuk është se kam biseduar shumë me të, më shumë kam biseduar me pronaren se ai ka pasur pjesën e restorantit, nuk është se jemi ndeshur për të biseduar.

Kur e le turnin dje në darkë dhe kush të ndërrojë?

Paola Spahiu: Në orën 22:30 më ndërroi ai, e kisha për ta ndërruar në orën 23:00 , por erdhi më herët.

Ju flini këtu, keni dëgjuar zhurmë pas 230:00. Ndonjë të shtënë?

Paola Spahiu: Jo absolutisht, Isha në dhomë dhe nuk kam dëgjuar asgjë. Unë po rrija në celular.

Ju çfarë kishit parë, a flisnin njëri me tjetrin?

Paola Spahiu: Kjo ishte ajo që na çudiste, sepse nuk kishte asnjë lloj kontakti nga të tjerët.

Kur e morët vesh ngjarjen?

Paola Spahiu: Ngjarjen e morëm vesh nga ora 9:00, sot në mëngjes, kur erdhi mami më solli mëngjesin te dhoma. Me sa thonë këta, tek pjesa e parkimit, tek dhomat e stafit. Do vazhdojmë punë. Policia na mori në pyetje dhe kemi dhënë informacion me pyetjet që na bënë. Ai erdhi këtu dje kërkoi punë si një i panjohur, kërkoi punë si djalë i ri, që po kërkoj punë  dhe kaq. Nuk tha gjë, tha po kërkoj punë për barist, se ishte barist dhe i thanë këta që do pres sa të filloj bari dhe tha po ashtu hajde puno recepsion.

Po Geraldin e njihje më parë?

Paola Spahiu: Unë personalisht? Jo jo, është e hera e parë që punoj këtu. Ndihem shumë mirë dhe nuk kam ndonjë ankesë në pjesën e sigurisë./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.