Vrasja në Dhërmi, kush janë dy punonjësit që ndihmuan pronarin të fshihnin trupin e kolegut të tyre

Personat në foto janë Daniel Qose dhe David Larti, të arrestuar pasi akuzohen se kanë ndihmuar pronarin e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, Gerald Shehu të vrasë recepsionistin, Eraldo Nevruzi. Ata i kanë dhënë qese mbeturisnash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë. Të dy kanë thënë se nuk kanë dijeni […]

Qeshor 7, 2024 - 13:00
 0
Vrasja në Dhërmi, kush janë dy punonjësit që ndihmuan pronarin të fshihnin trupin e kolegut të tyre

Personat në foto janë Daniel Qose dhe David Larti, të arrestuar pasi akuzohen se kanë ndihmuar pronarin e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, Gerald Shehu të vrasë recepsionistin, Eraldo Nevruzi.

Ata i kanë dhënë qese mbeturisnash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë.

Të dy kanë thënë se nuk kanë dijeni se ku e ka hedhur trupin, ndërsa vrasjen kanë treguar se e ka kryer tek shkallët pas një konflikti me njëri tjetrin.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm pasi në një prej dhomave në hotel ku është vrarë 31-vjeçari janë gjetur njolla gjaku.

Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Pas vrasjes, 43-vjeçari dyshohet se ka mbledhur trupin me një çarçaf, e ka futur në makinë dhe e ka zhdukur trupin.

Vetë Shehu është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa mjeti i tij Audi A8 është gjetur i parkuar në një parkim privat në Sarandë.

Nga Qafë Bota ai ka ka kaluar në Greqi, ndërsa kishte prerë biletë për të ikur drejt Britanisë së Madhe, por është kapur teksa shkonte në aeroportin e Korfuzit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.