Vrasja në Dhërmi, Rrumbullaku jep detajet: Kemi mbledhur provat, kur do të ekstradohet autori nga Greqia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhërmi, ku Gerald Shehu vrau

Qeshor 7, 2024 - 15:55
 0
Vrasja në Dhërmi, Rrumbullaku jep detajet: Kemi mbledhur provat, kur do të ekstradohet autori nga Greqia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhërmi, ku Gerald Shehu vrau me armë zjarri Eraldo Nevruzin dhe më pas detyroi punëtorët e hotelit që të groposnin trupin e viktimës në një gurore në Vuno.

Në një konferencë për mediat, Rrumbullaku deklaroi se si rezultat i koordinimit të mirë të autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, u arrit të kapej autori.

Ai shtoi se janë dokumentuar prova konkrete që dëshmojnë përfshirjen e Gerald Shehut në këtë ngjarje, ndërsa shtoi se po punohet në mënyrë të përshpejtuar për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Po shkojmë drejt finalizimit tha Rrumbullaku, duke lënë të kuptohet që ekstradimi i Shehut në Shqipëri do jëtë së shpejti.

Më lejoni të falenderoj strukturat e Policisë së Shtetit për dokumentimine  gjarjes. Kemi pasur një koordinim shumë të mirë me parnerët. Pas shkëmbimit e informacionit. Jemi në proceduar e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova. Po shkojmë drejt finalizimit”, tha Rrumbullaku./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.