Vrasja në Fier, përcillet për në banesën e fundit efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia

Efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, i cili mbeti i vrarë nga 23-vjeçari Azgan Mërnica përcillet sot për në banesën e fundit. Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë […]

Maj 15, 2024 - 10:25
 0
Vrasja në Fier, përcillet për në banesën e fundit efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia

Efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, i cili mbeti i vrarë nga 23-vjeçari Azgan Mërnica përcillet sot për në banesën e fundit.

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 28-vjeçarit, Novruz Cenalia.

Më pas arkmorti me trupin e tij do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Efektivi i policisë, Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23 vjeçarin Azgan Mërnica, i cili pas kryerjes së kësaj vrasje është në arrati.

Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete në jug të vendit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.