Vrasja në Kurbin/ Zv.drejtori i Policisë, Gentjan Berberi: Objektivi ishte pronari, po hetojmë të gjithë konfliktet

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, ka zbardhur detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm, në një firmë inertesh në Kurbin, ku u ekzekutua ekonomisti Selman Mihane dhe i plagosur mbeti pronari i kompanisë Ardjan Gjeloshi. Berberi tha se nga të dhënat e deritanishme, shënjestra e atentatit ishte Ardian Gjeloshi, pronari […]

Shkurt 10, 2024 - 09:42
 0
Vrasja në Kurbin/ Zv.drejtori i Policisë, Gentjan Berberi: Objektivi ishte pronari, po hetojmë të gjithë konfliktet

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, ka zbardhur detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm, në një firmë inertesh në Kurbin, ku u ekzekutua ekonomisti Selman Mihane dhe i plagosur mbeti pronari i kompanisë Ardjan Gjeloshi.

Berberi tha se nga të dhënat e deritanishme, shënjestra e atentatit ishte Ardian Gjeloshi, pronari i firmës së inerteve dhe jo ekonomisti që humbi jetën.

“Jemi në veprimet e para për sqarimin e rrethanave. Dyshohet paraprakisht që është qëlluar me armë zjarri, automatik. Ka të dhëna për lëvizjen e autorëve me mjete. Po hetojmë të gjithë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ka personi që ka mbetur i plagosur. Objektivi i atentatit është personi, i cili ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht është ndodhet në gjendje të mirë dhe ndodhent në kujdesin e mjekëve”, shprehet ai në një komunikim me gazetarët.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.