Vrasja në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Shkak u bë sherri për parkimin

Sherri për parkimin dyshohet se ka qenë shkak i vrasjes se një nate më parë në fshatin Hot i ri, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Valter Fierza. I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar […]

Shtator 22, 2023 - 09:10
 0
Vrasja në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Shkak u bë sherri për parkimin

Sherri për parkimin dyshohet se ka qenë shkak i vrasjes se një nate më parë në fshatin Hot i ri, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Valter Fierza.

I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar. Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur.

Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.