Vrasja në Vlorë, reagon policia: Po punojmë për kapjen e autorëve
Policia ka dalë me informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar. I riu u vra në
Policia ka dalë me informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar.
I riu u vra në banesën e tij, në rrethana ende të paqarta. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit për kapjen e autorit të ngjarjes.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?