Vrasje me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet 22-vjeçari Gëzim Sinomataj

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit, në rrethana momentalisht të paqarta. Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur Gëzim Sinomataj, 22 vjeç. “Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë […]

Janar 7, 2024 - 23:01
 0
Vrasje me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet 22-vjeçari Gëzim Sinomataj

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit, në rrethana momentalisht të paqarta.

Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur Gëzim Sinomataj, 22 vjeç.

“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.