Vrau 2 vëllezërit në 2012/ Arrestohet pas 11 vitesh autori (EMRI)

Pas 11 vitesh në arrati, policia ka arrestuar Eduart Kurtin, autor i vrasjes së dy vëllezërve Iglent e Sokol Haxhialiu.   48-vjeçari ishte

Shtator 15, 2023 - 17:15
 0
Vrau 2 vëllezërit në 2012/ Arrestohet pas 11 vitesh autori (EMRI)

Pas 11 vitesh në arrati, policia ka arrestuar Eduart Kurtin, autor i vrasjes së dy vëllezërve Iglent e Sokol Haxhialiu.

 

48-vjeçari ishte një nga persona më të kërkuar nga policia, ndërkohë që gjykata e kishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm.

 

Në vitin 2012, kurti vrau me pistoletë dy vëllezërit Haxhialiu. Në atë kohë u tha se krimi ndodhi pasi viktimat i kishin një borxh prej 200 mijë eurosh autorit.

 

Sipas hetimeve pjesa më e madhe e parave i ishin kthyer Kurtit, por dy vëllezërit i kishin mbetur borxhe ende 36 mijë euro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.