Vrau 22 dhe plagosi 60 persona/ Nis “gjuetia” për kapjen e autorit të masakrës në SHBA

Një “gjueti” intensive për të kapur autorin e masakrës së ndodhur në qytetin e Lewiston, ku 22 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën, ka nisur nga autoritetet amerikane. Kërkimet janë përqendruar në Maine, aty ku autori realizoi masakrën me një armë automatike mbrëmjen e së mërkurës. Sipas mediave në SHBA pati dy […]

Tetor 26, 2023 - 14:55
 0
Vrau 22 dhe plagosi 60 persona/ Nis “gjuetia” për kapjen e autorit të masakrës në SHBA

Një “gjueti” intensive për të kapur autorin e masakrës së ndodhur në qytetin e Lewiston, ku 22 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën, ka nisur nga autoritetet amerikane.

Kërkimet janë përqendruar në Maine, aty ku autori realizoi masakrën me një armë automatike mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas mediave në SHBA pati dy incidente aktive në qytetin e Lewiston, në një qendër bowling dhe në një restorant në Lincoln Street. Zyrtarët shtetërorë thonë se të shtënat filluan rreth orës 18:56.

Policia e ka identifikuar agresorin si 40-vjeçari Robert Card nga Bowdoin duke paralajmëruar publikun se ai është ende i armatosur dhe është person i rrezikshëm.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Maine thonë se Card është një instruktor i certifikuar i armëve të zjarrit dhe rezervist i ushtrisë amerikane. Card kishte bërë së fundmi kërcënime për të kryer një sulm në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, dhe gjithashtu ka raportuar probleme të shëndetit mendor.

Zyra e sherifit ka publikuar imazhet e të dyshuarit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij në çdo rast.

Për herë të fundit autori i masakrës është parë me armën që përdori për të kryer sulmin në dorë, i veshur me rroba ngjyrë kafe. Policia ndau gjithashtu një imazh të automjetit që po kërkon. Autori dyshohet se lëviz me një SUV të vogël me ngjyrë të bardhë dhe parakolpin që besohet të jetë i lyer me ngjyrë të zezë.

Zyrtarët e Maine kanë thënë për mediat se qindra oficerë policie po punojnë në të gjithë shtetin për të gjetur Card, ndërsa publikut iu kërkua të kontaktojë zbatimin e ligjit nëse ata kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Në Maine janë parë oficerë të armatosur rëndë, që janë mbledhur në gjimnazin e shkollës së mesme “Lisbona”, që është rreth 15 minuta nga Lewiston, ndërsa qindra të tjerë janë shpërndarë në rrugë.

Në një deklaratë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), sqarohej se  në operacionin për kapjen e autorit do të përfshiheshin edhe oficerë nga agjencitë federale, si dhe partnerë shtetërorë dhe lokalë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.