Vrau 33-vjeçarin në Shkodër, vetëdorëzohet në polici autori

Është dorëzuar në polici Klodian Mhilli, i akuzuar si autor i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza në 21 shtator të vitit 2023 në

Mars 5, 2024 - 16:35
 0
Vrau 33-vjeçarin në Shkodër, vetëdorëzohet në polici autori

Është dorëzuar në polici Klodian Mhilli, i akuzuar si autor i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza në 21 shtator të vitit 2023 në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Dorëzimi i tij ëhstë bërë pas negociatave të vazhdueshme ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe familjarëve të një 24-vjeçari të shpallur në kërkim për vrasje, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Njoftimi:

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të autorësisë së  ngjarjeve kriminale të ndodhura, si rezultat i kontrollit të territorit për kapjen e  shtetasve në kërkim të dyshuar si autorë të tyre, si dhe falë negociatave të vazhdueshme ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe familjarëve të një 24-vjeçari të shpallur në kërkim për vrasje, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasi:

-K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit V. F., kryer më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka dërguar urdhrin per ekzekutimin e vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkodrës, e cila i ka caktuar 24-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.