Vrau Alban Kaloshin në 2017-ën, arrestohet 43-vjeçari Viktor Elezi

Policia e Dibrës ka ekzekutuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg” për 43-vjeçarin Viktor Elezi  pasi u dënua nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 16 vite burg për vrasjen e Alban Kaloshit më 2017-ën. Po ashtu, Policia ka arrestuar dhe 42-vjeçarin Albert Xhilaga (Uran Zira) i cili ishte në kërkim për kalim të paligjshëm […]

Nëntor 16, 2023 - 13:09
 0
Vrau Alban Kaloshin në 2017-ën, arrestohet 43-vjeçari Viktor Elezi

Policia e Dibrës ka ekzekutuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg” për 43-vjeçarin Viktor Elezi  pasi u dënua nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 16 vite burg për vrasjen e Alban Kaloshit më 2017-ën.

Po ashtu, Policia ka arrestuar dhe 42-vjeçarin Albert Xhilaga (Uran Zira) i cili ishte në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin V. (Xh.) E., 43 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen e shtetasit A. K., të kryer në vitin 2017.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Bllatë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Xh. alias U. Z., 42 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.