Vrau Arben Lleshin e plagosi Indrit Shaqjan në burg, Sokol Mjacaj: Pse më keni futur në “41 biss”

Sokol Mjacaj që ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë  të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme futjen e tij në regjimin “41 biss”. GJKKO ka hedhur shortin ku gjyqtar i çështjes është caktuar Erion Bani. Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i […]

Janar 9, 2024 - 13:52
 0
Vrau Arben Lleshin e plagosi Indrit Shaqjan në burg, Sokol Mjacaj: Pse më keni futur në “41 biss”

Sokol Mjacaj që ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë  të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme futjen e tij në regjimin “41 biss”.

GJKKO ka hedhur shortin ku gjyqtar i çështjes është caktuar Erion Bani. Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen, dyshohet përkundrejt pagesës.

as ngjarjes gjykata e Elbasanit i komunikoi tjetër masë arresti në burg Mjacajt, të dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt. Ka dyshime që Indrit Shaqja që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt.

Përveç këtij të fundit, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për veprat penale të grabitjes me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesë së bandës së “Babagjyshëve” të cilët grabisnin argjendari. Gjyqtari i shortuar që do shqyrtojë kërkesën e Kupës është Erion Çela.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.