Vrau babanë e dhunshëm, dënohet me 6 vite burg Alex Pompa
Gjykata e Apelit në Itali dënoi me 6 vjet e 2 muaj burg të riun nga Collegno që goditi me thikë për vdekje babanë e tij të dhunshëm më 30 prill 2020 për të mbrojtur nënën e tij gjatë një grindjeje tjetër familjare. Gjyqtarët ndër të tjera kanë urdhëruar dërgimin e dokumenteve në prokurori për […]
Gjykata e Apelit në Itali dënoi me 6 vjet e 2 muaj burg të riun nga Collegno që goditi me thikë për vdekje babanë e tij të dhunshëm më 30 prill 2020 për të mbrojtur nënën e tij gjatë një grindjeje tjetër familjare.
Gjyqtarët ndër të tjera kanë urdhëruar dërgimin e dokumenteve në prokurori për të vlerësuar dëshmitë e vëllait dhe nënës së të akuzuarit.
Gjyqi rifilloi pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili lejoi aplikimin e mbizotërimit të disa faktorëve lehtësues ndaj të akuzuarit. Në shkallë të parë, Alex Pompa u shpall i pafajshëm për shkak të vetëmbrojtjes.
“Kam vrarë babanë tim”. Kështu nisi, me një telefonatë në polici, historia e Aleksit që sapo kishte goditur me 34 herë me thikë prindin e tij të dhunshëm. E kishte bërë për të mbrojtur nënën dhe vëllain e tij. Në fakt, ditën e vrasjes, Giuseppe Pompa kishte ndjekur nga pas gruan e tij në punë dhe ishte zemëruar pasi një koleg i kishte vendosur dorën në shpatull.
“Pasi e mori 101 herë në telefon, sapo nëna ime u kthye në shtëpi, ai e sulmoi”, thanë Alex dhe Loris. “Ne menduam se do të na vriste të gjithëve”.
/a.r
What's Your Reaction?