Vrau biznesmenin në Vlorë në 2023, Apeli ul dënimin për Rei Metën

Gjykata e Apelit në Vlorë ka ulur dënimin për Rei Metën, i cili në gusht të vitit 2023 vrau biznesmenin Armando Meshau. Apeli

Qeshor 10, 2024 - 17:45
 0
Vrau biznesmenin në Vlorë në 2023, Apeli ul dënimin për Rei Metën

Gjykata e Apelit në Vlorë ka ulur dënimin për Rei Metën, i cili në gusht të vitit 2023 vrau biznesmenin Armando Meshau.

Apeli dha vendimin që Rei Meta të vuaj dënimin me 2 vite 3 muaj burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuaj 1 vit e 6 muaj burgim.

Kujtojmë që për djalin e anëtares së KLP Nurihan Seiti prokuroria kishte kërkuar 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyqtarja Dorina Stroka dha vendimin për ta dënuar me 3 vite burg, me akuzën për vrasje nga pakujdesia. Por pas apelimit të këtij vendimi, për Rei Metën është dhënë ulja e dënimit.

Çfarë ndodhi gushtin e 2023-it

Viktima Armando Meshau dhe autori debatuan në një kancelari në qytetin e Vlorës.

Inxhinieri që merrej me ndërtime në Vlorë, Armando Meshau pas debatit e goditi i pari me grushta Rei Metën, përpara se ky i fundit të kundërpërgjigjej me një seri grushtash ndaj viktimës.

Goditjet rezultuan fatale për Meshaun i cili gjeti vdekjen në vend.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.