Vrau dhe hodhi në përrua një 64-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, arrestohet imami turk

Policia turke ka vënë në pranga një imam xhamie, pasi akuzohet se ka vrarë një person, i cili u gjet në një përrua një ditë më parë, në lagjen “Alaçam” të Samsunit. Mësohet se trupi i pajetë i përkiste İsmail Ayan, 64 vjeç, të cilit iu konstatua një plagë me armë zjarri në trup, që […]

Gusht 5, 2023 - 16:00
 0
Vrau dhe hodhi në përrua një 64-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, arrestohet imami turk

Policia turke ka vënë në pranga një imam xhamie, pasi akuzohet se ka vrarë një person, i cili u gjet në një përrua një ditë më parë, në lagjen “Alaçam” të Samsunit.

Mësohet se trupi i pajetë i përkiste İsmail Ayan, 64 vjeç, të cilit iu konstatua një plagë me armë zjarri në trup, që i kishte shkaktuar edhe vdekjen.

Pas kryerjes së hetimeve përkatëse, policia doli në konkluzionin se, shkak për ngjarjen e rëndë, ishte një debat mes imamit dhe viktimës për çështjen e të ardhurave.

Ishte gruaja e viktimës, e cila bëri denoncimin në komisariat për krimin e rëndë, krim, të cilin e pranoi edhe vetë imami pasi u arrestua.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.