Vrau dy njerëz në oborrin e shtëpisë, rrëfimi i të burgosurit: Djali im vdiq, i ra infarkt në zemër

I dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e dy fqinjëve të tij, Pashk Ndreca ka rrëfyer për emisionin “Jetë Shqiptare” historinë fatkeqe të tij. Ai tregon për tragjedinë në familje ku djali tij humbi jetën si pasojë e një infarkti në moshën 28 vjeçare. “Në 2009 kisha binjakët në Itali, në moshën 28 […]

Qeshor 4, 2024 - 11:25
 0
Vrau dy njerëz në oborrin e shtëpisë, rrëfimi i të burgosurit: Djali im vdiq, i ra infarkt në zemër

I dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e dy fqinjëve të tij, Pashk Ndreca ka rrëfyer për emisionin “Jetë Shqiptare” historinë fatkeqe të tij.

Ai tregon për tragjedinë në familje ku djali tij humbi jetën si pasojë e një infarkti në moshën 28 vjeçare.

“Në 2009 kisha binjakët në Itali, në moshën 28 vjeçare, njërit mi ra infarkt dhe vdiq. Të dy të tjerët u operuan se më thanë që kanë një damar, një qarkullim i zemrës dhe tani janë sakat të dy. Edhe nga ngjarja njeri kaloi në depresion dhe sot e kam të sëmurë te shtëpia. Edhe tjetrin e kam me kemp, pra të dy tani janë më kemp ku marrin nga 100 mijë. Për ta kujdeset gruaja e cila ka dhe vetë probleme shëndetësore”, tha ai.

Ndreca shpreson të lirohet sa më shpejt nga dënimi për t’i ardhur në ndihmë djemve të tij të sëmurë. “Lus Zotin të dal sa më shpejt të kujdesem dhe pë djalin ndoshta për ndonjë shërbim më të mirë”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.