Vrau dy shokët për 100 mijë euro, arrestohet pas 13 vitesh Pjetër Paçani

Policia e Shtetit ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme (4 qershor) 59-vjeçarin e shumëkërkuarin, Pjetër Pacani. Pacani është i dënuar me 25 vite burg për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armembajtje pa leje”. Mësohet se 59-vjeçari është pjese e listes “Top 50- me te kerkuarve” në shkallë vendi Autori, pronar i kompanisë […]

Qeshor 4, 2024 - 21:05
 0
Vrau dy shokët për 100 mijë euro, arrestohet pas 13 vitesh Pjetër Paçani

Policia e Shtetit ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme (4 qershor) 59-vjeçarin e shumëkërkuarin, Pjetër Pacani.

Pacani është i dënuar me 25 vite burg për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armembajtje pa leje”.

Mësohet se 59-vjeçari është pjese e listes “Top 50- me te kerkuarve” në shkallë vendi

Autori, pronar i kompanisë së betonit “Pacani” kreu vrasje të dyfishtë më 18 shkurt të vitit 2011.

NGJARJA

Paçani qëlloi për vdekje Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi. Ngjarja erdhi pas një konflikti që kishte si shkak moskthimin e një huaje. Biznesmeni nga Laçi i kishte marrë Ndoc Zymajt një shumë prej 100 mijë eurosh me anë të një kontrate.

Por, biznesmeni Paçani nuk ishte treguar korrekt me afatin e caktuar. Për këtë arsye, biznesmeni dhe huadhënësi janë konfliktuar me anë të mesazheve telefonike, duke arritur deri në ofendime dhe sharje të rënda ndaj njëritjetrit. Pas bisedave dhe SMS-ve, Paçani ka lënë takim me Zymajt dhe Gjeçin

Pikërisht në momentin kur dy personat e fundit prisnin kthimin e borxhit, Paçani në atë kohë 48 vjeç, i qëlloi për vdekje me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Laç-Tiranë, në një lokal të quajtur “Exen”. Biznesmeni i firmës së betonit, në momentin që ka hyrë në lokal, ka qëlluar nga një distancë e afërt dy shokët e tij, duke iu drejtuar me fjalët: “Shani prapë nga nëna dhe motra”.

Vlash Gjeçi në momentet e fundit i është drejtuar shokut të tij me fjalët “na preu në besë”, gjë e cila është konfirmuar dhe nga dëshmitarët në gjyq. Në fund, Gjykata, ndonëse Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, dha 25 vite heqje lirie për Pjetër Paçanin.

Ky i fundit arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe rezulton ende person në kërkim, edhe pse kanë kaluar 7 vite nga ngjarja. Në konkluzionet e Prokurorisë u tregua se njëri nga viktimat, Ndoc Zymaj, është kushëriri i Paçanit, njëherësh dhe furnitor e menaxher i kantierit të lavatriçes së inerteve në FushëMilot, që ndodhet në pronësi të biznesmenit Pjetër Paçani.

Ndonëse pas ngjarjes Paçani ka paraqitur në Polici dhe Gjykatë dokumente të firmosura prej tij, forcat e Rendit nuk arritën të binin në gjurmët e laçianit. Autori dhe dy viktimat, Ndoc Zymaj e Vlash Gjeçi, kanë qenë banorë të qytetit të Laçit, të njohur prej vitesh dhe me marrëdhënie shoqërore e familjare të mira e të afërta mes tyre.

Është dokumentuar gjatë hetimit se i pandehuri Paçani, për nevoja të biznesit të tij, i kishte marrë borxh me përqindje interesi një shumë financiare prej mbi 100 mijë eurosh, shumë e cila nuk është kthyer. Fakti i borxhit, sipas akuzës, provohet në disa mesazhe të zbuluara në telefonat e viktimave. Para ngjarjes së rëndë, mes biznesmenit dhe dy viktimave ka pasur sherr me SMS për shkak të moskthimit të huasë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.