Vrau fqinjin me sëpatë/ Flasin komshinjtë: Ka qenë rob Zoti…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mesditën e së enjtes. Musa Bajraktari, 69 vjeç, u qëllua për vdekje me një mjet

Tetor 20, 2023 - 12:25
 0
Vrau fqinjin me sëpatë/ Flasin komshinjtë: Ka qenë rob Zoti…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mesditën e së enjtes.

Musa Bajraktari, 69 vjeç, u qëllua për vdekje me një mjet prerës, nga fqinji i tij 60-vjeçar, Xhemal Zeqiri. Ky i fundit ka rënë në pranga ndërsa uniformat blu dyshojnë se pas krimit qëndron një konflikt për motive të dobëta.

 

Trupi i pajetë i Musa Bajraktarit u gjet një ditë më parë në një kanal, disa metra larg shtëpisë ku ai jetonte, në Postribë.

 

Fqinjët kanë gjetur trupin e më pas kanë njoftuar policinë.  Fillimisht është menduar vdekje me shkaqe natyrale, por nga hetimet e kryera prej ekspertëve të kriminalistikës janë konstatuar shenjat e dhunës.

 

Autori i krimit është larguar me shpejtësi, por është arrestuar vetëm pak orë më vonë, ndërsa është sekuestruar edhe sëpata më të cilën goditi fqinjin.

 

Banorët e zonës shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë.

 

1- “As alkool nuk pinte, nuk dinim të kishte ndonjë problem. Nuk e besoj dot këtë që ka ndodhur.”

 

2- “Dy ditë më parë e pashë të kalonte këtu, me aq sa e kemi njohur ka qenë rob Zoti, asnjë problem.”

 

Familja Bajraktari ka hapur dyer e mortit dhe jashtë kamerës thonë se me autorin dhe familjen e tij nuk kanë patur konflikte.

 

Ngjarja i ka shokuar, ndërkohë që policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të krimit, që jeton pak metra larg shtëpisë së viktimës.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.