Vrau gruan dhe 4 fëmijët, babai rrëfen krimin e tmerrshëm: Më thanë zërat ta bëja

Një 33-vjeçar ka rrëfyer vrasjen e gruas dhe katër fëmijëve të tij në Meaux afër Parisit. 33-vjeçari pretendon se “ka dëgjuar zëra” që

Dhjetor 28, 2023 - 14:48
 0
Vrau gruan dhe 4 fëmijët, babai rrëfen krimin e tmerrshëm: Më thanë zërat ta bëja

Një 33-vjeçar ka rrëfyer vrasjen e gruas dhe katër fëmijëve të tij në Meaux afër Parisit.

33-vjeçari pretendon se “ka dëgjuar zëra” që i thoshin “të bëjë keq” njoftoi sot prokurori i qytetit.

Sipas rezultateve të autopsisë së trupave të viktimave, të cilët u gjetën të hënën mbrëma në shtëpi, nëna 35-vjeçare dhe dy vajzat e saj, 10 dhe 7 vjeç, kanë marrë “secila rreth dhjetë plagë me thikë me ashpërsi të madhe”.

Djemtë, përkatësisht 4 vjeç dhe 9 muajsh, “vdiqën nga asfiksia për shkak të mbytjes”.

Gjetjet janë konfirmuar nga vetë babai. Ai ka sqaruar se pas ngjarjeve “nuk ndjen asgjë” dhe “ndihet bosh”.

Burri po merrte trajtim psikiatrik për çrregullime psikotike dhe depresive.

Sipas prokurorit, “ai ka deklaruar se i merrte çdo ditë ilaçet që nga viti 2019, por nuk e kishte marrë më 24 dhjetor”.

Në njoftimin e prokurorisë nuk është përcaktuar data e saktë e dramës. Policia i zbuloi trupat një ditë pas natës së Krishtlindjes të shtrirë në dhoma të ndryshme të rezidencës.

Autoritetet u lajmëruan nga fqinjët të cilët u shqetësuan për shkak të mungesës së nënës.

Prokurori ka kërkuar ngritjen e aktakuzës dhe ndalimin e përkohshëm të babait në kuadër të hetimeve për “vrasje me dashje të të miturve nën 15 vjeç” dhe “vrasje me dashje nga bashkëshorti”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.