Vrau gruan dhe shkoi të pinte kafe, 71-vjeçari del para Gjykatës: Më tradhtoi dhe e qëllova

Ka dalë para Gjykatës, autori i dyshuar i vrasjes së 43-vjeçares në Greqi.   71-vjeçari i cili u arrestua në Keratsini nga efektivët

Dhjetor 6, 2023 - 12:00
 0
Vrau gruan dhe shkoi të pinte kafe, 71-vjeçari del para Gjykatës: Më tradhtoi dhe e qëllova

Ka dalë para Gjykatës, autori i dyshuar i vrasjes së 43-vjeçares në Greqi.

 

71-vjeçari i cili u arrestua në Keratsini nga efektivët e Drejtorisë së Sigurisë së Pireut, pasditen e së martës, ka rrëfyer vrasjen e partneres së tij 43-vjeçare në Salaminë.

 

Siç ka thënë ai në polici, ka vrarë 43-vjeçaren për shkak të xhelozisë.

 

“Ajo kishte një lidhje me dikë tjetër. E mora vesh, u çmenda dhe vendosa ta vrisja”, mësohet të ketë thënë ai në polici.

 

Kur u pyet pse ai nuk zgjodhi ta linte në vend që të kryente vrasje, burri u përgjigj ” pse duhet ta lë atë ?”

 

Një element shtesë që vërteton se sa i pamëshirshëm ishte 71-vjeçari që qëlloi dhe vrau partneren e tij 43-vjeçare në Salamis mëngjesin e së martës ka dalë në dritë.

 

Sipas videos, pak pas vrasjes , 71-vjeçari ka shkuar për kafe me miqtë e tij!

 

Që në momentin e parë të arrestimit, 71-vjeçari, i cili është shofer autobusi shkolle dhe ka qenë në lidhje me viktimën prej shtatë vitesh, nuk ka shfaqur asnjë gjurmë pendimi për aktin e tij të rëndë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.