Vrau gruan dhe tha se u vetëvra, vizatimi i vajzës së vogël zbulon krimin

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij për të cilën kishte thënë më herët se ishte vetëvrarë. Ahmed Mustak u arrestua për vrasjen e 32-vjeçares Sharmin Sultana, krim që u zbulua vetëm falë një vizatimi të bërë nga vajza e madhe e çiftit. Autoritetet që në momentet […]

Dhjetor 13, 2023 - 08:18
 0
Vrau gruan dhe tha se u vetëvra, vizatimi i vajzës së vogël zbulon krimin

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij për të cilën kishte thënë më herët se ishte vetëvrarë.

Ahmed Mustak u arrestua për vrasjen e 32-vjeçares Sharmin Sultana, krim që u zbulua vetëm falë një vizatimi të bërë nga vajza e madhe e çiftit.

Autoritetet që në momentet e para kishin dyshime për vërtetësinë e deklarimeve të Ahmed, pasi ai raportohet se e dhunonte bashkëshorten.

Vdekja ndodhi më 7 mars në lagjen “Sestri Ponente” të Xhenovas . Fillimisht u mendua për vetëvrasje, por edhe familja e gruas kishte shprehur dyshime për bashkëshortin. Sharmin Sultana ra nga dritarja e shtëpisë së saj, teksa i shoqi i cili ndodhej brenda i tha policisë së nuk pa gjë pasi ishte shtrirë në shtrat.

Sipas deklarimeve të fëmijëve të moshës 7 dhe 10 vjeç, babai i tyre shpesh e godiste nënën sepse ajo rrinte në telefon dhe bënte video në TikTok.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.