Vrau ish-bashkëshorten, lihet në burg shqiptari, çfarë deklaroi para gjykatës

50-vjeçari i akuzuar se vrau ish-bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj, është lënë në burg nga gjykata.  Mbi të rëndon akuza e vrasjes me

Maj 20, 2024 - 14:35
 0
Vrau ish-bashkëshorten, lihet në burg shqiptari, çfarë deklaroi para gjykatës

50-vjeçari i akuzuar se vrau ish-bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj, është lënë në burg nga gjykata.  Mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje në gjendje të qetë dhe armëmbajtje pa leje.

“Kam bërë një gabim të madh dhe jam penduar që në momentin e parë për atë që kam bërë. Unë rrëfej gjithçka dhe në këtë fazë nuk do të shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore”, mësohet se ka thënë ai gjatë kërkimit të faljes.

Ai raportohet se mohoi njoftimet ku thuhej që ai nuk pranoi të firmoste për të lejuar fëmijën e tij të shkonte në Shqipëri, në varrimin e nënës së tij.

“E mohoj kategorikisht atë që u tha, se gjoja nuk kam dhënë pëlqimin që fëmija im të shkojë në varrim, kam nënshkruar menjëherë një deklaratë të përgjegjshme ku jap pëlqimin që ai të udhëtojë jashtë vendit”, ka thënë ai. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.