Vrau kunatin e tij 33-vjeçar pasi kishte abuzuar me vajzën, çfarë tregoi ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës

Një ngjarje e rëndë tronditi Selanikun mbrëmjen e së martës, ku protagonistë ishte një familje shqiptare. 50-vjeçari Fatmir Terallari vrau me pushkë kunatin

Janar 11, 2024 - 16:21
 0
Vrau kunatin e tij 33-vjeçar pasi kishte abuzuar me vajzën, çfarë tregoi ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës

Një ngjarje e rëndë tronditi Selanikun mbrëmjen e së martës, ku protagonistë ishte një familje shqiptare.

50-vjeçari Fatmir Terallari vrau me pushkë kunatin e tij 33-vjeçar, pasi mësoi nga vajza e tij 18-vjeçe cila ishte abuzuar prej vitesh nga vëllai i njerkës së saj.

Mediat greke raportojnë se pas ekspertizës së bërë në trupin e 33-vjeçarit rezulton se ai ka plagë në bark që janë shkaktuar nga plumbi që ka marrë, dhe lëndime në fytyrë, të cilat janë shkaktuar nga qyta e pushkës.

Ngjarja

50-vjeçari Fatmir Terollari mësoi nga vajza e tij se ishte abuzuar disa herë nga vëllai i gruas së dytë. Ai kishte shkuar në Janinë ku vajza studionte për të mësuar se ku shkonin paratë që i dërgonte.

Pas një bisede të gjatë vajza i ka treguar babait se kunati i tij 33-vjeçar prej moshës 9-vjeçare e kishte ngacmuar verbalisht, dhe se kur kishte mbushur 12-vjeç e kishte përdhunuar disa herë.

Më pas vajza ka rrëfyer se 33-vjeçari prej disa kohësh i bënte edhe presion, duke e shantazhuar se në rast se nuk do t’i jepte para do t’i bënte publike videot të cilat i kishte xhiruar ndërsa abuzonte.

Nëse nuk më jepni paratë, do t’i tregoj të gjithëve dhe familjes tuaj për fotot”, mësohet se ka shkruar kunati i 50-vjeçarit në një nga mesazhet që kërcënonte vajzën.

Përveç mesazheve kërcënuese, në celularin e vajzës gjenden video dhe foto me skena dhunimi dhe për këtë pajisja është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për të nxjerrë të gjitha dosjet.

Sipas informacioneve, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar vajzën 3-4 herë, që nga mosha 12 deri në 14 vjeç, duke filmuar në të njëjtën kohë veprimet e tij të pahijshme me celularin.

Prej disa vitesh, viktima e mitur e mbante gojën mbyllur për atë që kishte kaluar. Vajza u kishte besuar disa gjëra motrave të saj për sjelljen e tij “të çuditshme” pa dhënë megjithatë detaje.

Paraditen e së martës, ajo i ka treguar emrin e përdhunuesit babait të saj 50-vjeçar, i cili pak orë më vonë vrau kunatin e tij.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.