Vrau pronarin e banesës ku jetonte me qira, dënohet me 22 vite burg Lekë Vuksani

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burg Lekë Vuksanin, autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur më 2 Maj të një viti më parë. Para togave të zeza, Prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34-vjeçarin në krimin e ndodhur në rrugën “Tom Kola” të Shkodrës. Avokati mbrojtës ka kërkuar testin psikologjik për […]

Prill 7, 2024 - 13:55
 0
Vrau pronarin e banesës ku jetonte me qira, dënohet me 22 vite burg Lekë Vuksani

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burg Lekë Vuksanin, autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur më 2 Maj të një viti më parë.

Para togave të zeza, Prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34-vjeçarin në krimin e ndodhur në rrugën “Tom Kola” të Shkodrës. Avokati mbrojtës ka kërkuar testin psikologjik për autorin e ngjarjes, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga gjyqtari i çështjes.

Sjellim në vëmendje se Lekë Vuksani u arrestua 1 ditë pas ngjarjes teksa qëndroi i fshehur në një banesë në Shkodër me armën e zjarrit me vete. Hetimet treguan se viktima, Petrit Vuksani e nxori nga shtëpia Lekë Vuksanin, pasi ky i fundit nuk kishte paguar qiranë, faturat e ujit dhe ato të energjisë elektrike.

Sherri për shlyrjen e detyrimeve kulmoi në 2 Maj, kur në mesditë, 34-vjeçari u ngjit në katin e dytë të pallatit dhe qëlloi me armë zjarri automatik drejt Petrit Vuksanit. Ky i fundit ishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Anglia aty ku dhe jetonte prej vitesh.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.