Vrau të dashurën shtatzënë dhe e hodhi në një lagunë, merret vendimi ekstrem ndaj ish-kampionit Olimpik të boksit

Ish-kampioni Olimpik i boksit, Feliks Verdeho është dënuar me dy burgime të përjetshme për një krim makabër, ku mbeti e vdekur e dashura e tij, Keishla Rodrigez dhe fëmija i tyre i palindur ende. Keishla ishte e droguar përpara se të hidhej e gjallë në një lagunë në San Huan të Puerto Rikos në prill […]

Nëntor 4, 2023 - 17:15
 0
Vrau të dashurën shtatzënë dhe e hodhi në një lagunë, merret vendimi ekstrem ndaj ish-kampionit Olimpik të boksit

Ish-kampioni Olimpik i boksit, Feliks Verdeho është dënuar me dy burgime të përjetshme për një krim makabër, ku mbeti e vdekur e dashura e tij, Keishla Rodrigez dhe fëmija i tyre i palindur ende.

Keishla ishte e droguar përpara se të hidhej e gjallë në një lagunë në San Huan të Puerto Rikos në prill të vitit 2021.

Një gjykatë vërtetoi se Verdeho, i cili kishte përfaqësuar Puerto Rikon në Lojërat Olimpike të 2012, e kishte kërcënuar Rodrigezin që të abortonte fëmijën.

30-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e Rodrigezit dhe një fëmije të palindur ende në korrik të këtij viti, teksa gjykata vendosi që ta dënonte me dy burgime të përjetshme Verdehon./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.