Vrau tre persona në Lezhë para 31 vitesh, ekstradohet nga Italia Bardh Lula

Një 54-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim prej 31 vitesh për një vrasje të trefishtë është ekstraduar nga Italia këtë të mërkurë (22 maj). Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se 54-vjeçari njihej me dy emra, Bardh Lula alias Bardhyl Luli. Ai është shpallur fajtor për një vrasje të trefishtë të ndodhur […]

Maj 22, 2024 - 13:20
 0
Vrau tre persona në Lezhë para 31 vitesh, ekstradohet nga Italia Bardh Lula

Një 54-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim prej 31 vitesh për një vrasje të trefishtë është ekstraduar nga Italia këtë të mërkurë (22 maj). Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se 54-vjeçari njihej me dy emra, Bardh Lula alias Bardhyl Luli.

Ai është shpallur fajtor për një vrasje të trefishtë të ndodhur në vitin 1993, në Torovicë të Lezhës, në vendin e quajtur “Kroi i Denicës” dhe është dënuar me 25 vjet burgim. Pas vrasjes, ai u arratis drejt Italisë, ku jetoi me dokumente false.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i koordinimit të punës së Policisë së Shtetit me zyrat homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.