Vret vëllanë e më pas veten, krim në familje në Tiranë, shkak konfliktet e pronësisë

Një krim brenda familjes tronditi Tiranën mëngjesin e kësaj të enjteje. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Freskut në kryeqytet në rrugën

Janar 4, 2024 - 13:04
 0
Vret vëllanë e më pas veten, krim në familje në Tiranë, shkak konfliktet e pronësisë

Një krim brenda familjes tronditi Tiranën mëngjesin e kësaj të enjteje. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Freskut në kryeqytet në rrugën “Xhon Belushi”, ku Vehab Cami, 63 vjeç, vrau me armë zjarri vëllain e tij Lulzim Cami, ndërsa menjëherë më pas autori i dha fund edhe jetës së tij. Banesa ku jetonte me qira viktima ishte dykatëshe. Vehabi pasi është ulur me të vëllanë për të pirë kafe në katin e parë në momentin që kanë qenë vetëm ka nxjerrë pistoletën, ku e ka qëlluar për vdekje dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Të shtënat janë dëgjuar nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar fqinjët dhe policinë.

Sipas uniformave blu krimi ndodhi në shtëpinë e Lulëzim Camit rreth orës 07 e 40 minuta të mëngjesit.

Dy vëllezërit me origjinë nga Dibra mësohet se prej kohësh kishin konflikte për shkak të pronave. Konkretisht mësohet se vëllezërit kishin një debat të hershëm për një tokë në fshatin Tërbaç të Dibrës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.