Vriten me thikë brenda në shtëpi regjisori i njohur iranian dhe gruaja e tij
Vritet me thikë regjisori i njohur iranian. Dariush Mehrjui, është gjetur i therur me thikë mbrëmjen e së shtunës, pranë gruas së tij, në shtëpinë e tyre afër Teheranit, kanë thënë autoritetet. Regjisori 83-vjeçar ka qenë i lidhur me valën e re të kinemasë në Iran, duke e krijuar fillimisht filmin “Lopa” më 1969. “Gjatë […]
Vritet me thikë regjisori i njohur iranian. Dariush Mehrjui, është gjetur i therur me thikë mbrëmjen e së shtunës, pranë gruas së tij, në shtëpinë e tyre afër Teheranit, kanë thënë autoritetet. Regjisori 83-vjeçar ka qenë i lidhur me valën e re të kinemasë në Iran, duke e krijuar fillimisht filmin “Lopa” më 1969.
“Gjatë hetimeve preliminare, ne kemi gjetur se Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij, Vahideh Mohammadifar, janë vrarë pas disa therjeve në qafë”, ka thënë Hossein Fazeli-Harikandi, shefi gjyqësorit për rajonin e Teheranit, sipas mediave lokale.
Në një intervistë të publikuar të dielën nga gazeta Etemad, gruaja e regjisorit ka thënë më parë se është kërcënuar disa herë dhe shtëpia e tyre është vjedhur.
Në periudhën 1980 – 1985, regjisori ka jetuar në Francë dhe ka punuar në disa filma dokumentarë. Në vitet ’90, Mehrjui i ka portretizuar edhe jetët e grave në filmat “Sara”, “Pari” dhe “Leila”, melodrama për gratë jofertile, të cilat i kanë inkurajuar burrat që të martohen me gratë e dyta.
/a.r
What's Your Reaction?